24 vjet e gjashtë muaj burg, është dënuar Pjetër Ndrecaj – i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe vajzës së tij.
Ky vendim, Pjetër Ndrecajt iu dha sot në Gjyktën Themelore në Gjakovë, përcjellë Klan Kosova.
Ky është vendimi i dytë i gjykatës në Gjakovë për këtë rast pasi një vendim i vitit të kaluar për burgim të përjetshëm ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit.
Pjetër Ndrecaj në nëntor të 2018 ishte dënuar me 24 vite burgim nga Gjykata e Gjakovës, ndërsa dy muaj më vonë atij i ishin shtuar edhe një vit e tetë muaj për rrahjen e ish-bashkëshortes së tij Valbona Ndrecaj, përcjellë Klan Kosova.
Nga Gjykata e Apelit, Pjetër Ndrecajt iu dha dënimi më i lartë në Kosovë, dënim ky me burgim të përjetshëm, ndërsa Gjykata Supreme kishte vendosur që këtë rast ta kthejë në rigjykim./KlanKosova.