Pre, Mar 5, 2021
Banner Top
Banner Top
Meridian Expres pjesë e vullnetarëve kundër koronavirusit

Miku i mirë në ditë të vështira.

Meridian Expres si çdo here po vazhdon të dëshmojë që janë pjesë e ditëve tona të mira dhe  atyre të vështira.

Pandemia COVID 19, sikur në mbarë botën, edhe në Kosovë ka vënë në pahë njerëzit e vullnetit të mirë.

“Vullnetarët kundër Koronavirusit” është grupi i cili u hapë qysh në ditët e para kur Kosova fillojë të përballet me koronavirusin.

Me punë vullnetare ata u dolën Zot shumë familjeve në nevojë.

Pjesë e fushatës së tyre aktive të bamirësisë këto ditë ka qenë edhe Meridian Expres.

Luan  Hasanaj ideator i grupi në fjalë përmes një fotoje në rrjetet sociale ka falënderuar publikisht Meridian Expres

Më poshtë e gjeni postin e tij të plotë :

“Falenderojmë kompaninë Meridian Express që vazhdon t’i përkrahë Grupin e Vullnetarëve në Qendrën e Studentëve.
Shpresoj që ky shembull të ndiqet edhe prej kompanive tjera në mënyrë që sadopak të i motivojmë heronjtë që s’po kursejnë asgjë për t’iu shërbyer të strehuarve në karantinë!

Faleminderit Agon Gashi

Arkiva

Kategoritë