Die, Jan 24, 2021
Banner Top
Banner Top
20 ventilatorë mobil të blerë me fonde të Norvegjisë, Zvicrës dhe Luksemburgut iu dorëzuan QKUK-së

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, si reagim të menjëhershëm ndaj COVID-19, dorëzoi sot 20 ventilatorët e parë mobil Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të blera me fonde të qeverive të Norvegjisë, Zvicrës dhe Luksemburgut. Këta ventilatorë do të ngrisin kapacitetin e kujdesit intensiv të sektorit shëndetësor të Kosovës.
Gjatë dorëzimit të sotëm në QKUK ishin prezent Z. Armend Zemaj Ministër i Shëndetësisë, Znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, si dhe përfaqësues të donatorëve, Sh.T. Jens Erik Grøndahl, Ambasador i Norvegjisë dhe Sh.T. Jean-Hubert Lebet, Ambasador i Zvicrës.
Kontributi i përgjithshëm nga qeveritë e Norvegjisë, Zvicrës dhe Luksemburgut për blerjen e ventilatorëve mobil Vg70 është 1,17 milion dollar, në partneritet me UNDP-në. Falë kësaj mbështetjeje UNDP ka blerë 40 ventilatorë, 20 prej të cilëve u dorëzuan sot ndërsa pjesa tjetër do të dorëzohet deri në fund të muajit qershor.


Ministri i Shëndetësisë, Z. Armend Zemaj, i cili pranoi donacionin në emër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi: “Është nder për mua të pranoj këtë donacion në emër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Dua të falënderoj qeveritë e Norvegjisë, Zvicrës dhe Luksemburgut për fondet dhe UNDP-në për blerjen e ventilatorëve mobilë që do të shpëtojnë jetë. Ne vlerësojmë lartë kontributin dhe mbështetjen tuaj për sistemin shëndetësor në Kosovë në menaxhimin e pandemisë COVID-19. Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar të vazhdojë me projekte të përbashkëta edhe në të ardhmen, pasi ta mposhtim krizën”. Ministri Zemaj tha se nuk ka dhuratë më të mirë për qytetarët e Kosovës në ditën e lirisë se sa një asistencë e rëndësishme për pacientët.


“UNDP qëndron bashkë me qytetarët dhe institucionet e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër COVID-19 dhe për të reaguar ndaj ndikimeve të shkaktuara nga pandemia. Donacioni i sotëm u bë i mundur përmes kontributit bujar nga qeveritë e Norvegjisë, Zvicrës dhe Luksemburgut, dhe ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës që ata bashkëpunuan me ne në mbështetje të Kosovës në këto kohë të vështira. Ne jemi të përkushtuar ta mbështesim Kosovën për të ngritur kapacitetetet e kujdesit shëndetësor – në përballimin e pandemisë dhe përtej”, tha me këtë rast Maria Suokko, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së.
“Në një kohë shumë të vështirë, që po shkakton presion të jashtëzakonshëm në shërbimet e shëndetit publik, është e domosdoshme të shfaqim solidaritet dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të forcuar përpjekjet tona të përbashkëta për mposhtjen e pandemisë. Prandaj, Norvegjia është krenare të mbështesë përpjekjet e qeverisë kundër pandemisë COVID-19 duke siguruar fonde për blerjen e menjëhershme të ventilatorëve për spitalet në një bashkëpunim të pakrahasueshëm me Dukatën e Madhe të Luksemburgut, Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë “, tha Ambasadori Grøndahl.


“Si partner afatgjatë në zhvillimin social dhe ekonomik të Kosovës, Zvicra është e lumtur të qëndrojë me Kosovën edhe në luftën kundër COVID-19. Pajisjet që dorëzohen sot rrisin kapacitetin e sistemit të brishtë shëndetësor për të ofruar shërbime adekuate për pacientët që vuajnë nga COVID-19 si dhe sëmundje të tjera të rënda të frymëmarrjes. Ne inkurajojmë qeverinë e Kosovës që të vazhdojë të menaxhojë përgjigjen (ndaj pandemisë) në mënyrë efektive dhe përgëzojmë profesionistët shëndetësor dhe shërbyesit tjerë të linjës së parë për përkushtimin e tyre në luftën kundër COVID 19 deri më tani, duke mbrojtur kështu jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës “, deklaroi Ambasadori Lebet.
UNDP ka bërë të ditur se ventilatorët janë prodhuar në Kinë, të çertifikuar me çertifikatën e BE-së dhe me sigurim

in e cilësisë nga Njësia Globale e Prokurimit e UNDP-së në Kopenhagë.
Që nga shpërthimi i COVID-19, UNDP në Kosovë, si Agjenci kyçe e Ekipit të OKB-së në Kosovë (UNKT), është duke mbështetur qytetarët dhe institucionet e Kosovës që të përgatiten, t’i përgjigjen në mënyrë sa më adekuate pandemisë, duke u përqëndruar veçanërisht në më të prekuri.

Image may contain: one or more people and suit
Image may contain: one or more people

Arkiva

Kategoritë