Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
2 Prill, Dita Botërore e Autizmit – Në karantinën e vitit 2020

Sot, në këtë ditë të autizmit të vitit 2020, pothujase i gjithë globi ballafaqohet me një mbyllje, e cila detyrimisht është dashur të jetë ashtu, ku rrjedhimisht është bërë një solidarizim me autizmin sepse mbyllja në vete veçse është karakteristikë themelore e autizmit.

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, shkon një hap më tej për t’i informuar institucionet dhe shoqërinë në përgjithësi mbi origjinalitetin e personave me autizëm, talentet e tyre unike, nevojat për shërbime dinjitoze, dhe për të avokuar mbi pabarazinë e të drejtave të tyre, karshi një mos funksionimi të duhur politik, ekomomik e shoqëror në Kosovë. 

Prandaj, autizmi duhet të jetë fokus për të drejtat e pabarabarta dhe të punohet seriozisht në përmbushjen e sigurimeve shëndetësore, planifikimit konkret për tranzicionin e shërbimeve për të rriturit me autizëm nëpërmes integrimit të orientuar në komunitet.

Kështu, organizata “Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë” dhe organizata “Autizmi Flet” nga mbledhja e nevojave sistematike në terren, është e fokusuar që të avokon tek institucionet relevante për:

  1. Ligjin gjithëpërfshirës, që të njihet edhe pagesa e kujdestarisë së prindërve të fëmijëve me spektër të autizmit, pasi që prindërit janë në shërbim të fëmijëve të tyre dhe bazuar në një studim të ANAK, ka dalur që 47.6 % e prindërve janë të papunë.
  2. Krijimi i pakos të shërbimeve

Secili fëmijë me autizëm në Kosovë duhet t’i ketë të siguruara nga shteti: vlerësimin, planin individual të punës, trajnimin e prindërve, shërbimin dy herë në javë, duke përfshirë seanca individuale dhe konsulta për prindër/kujdestarë.

  • Grupe rehabilituese për prindër

Brenda qendrave të mjekësisë familjare të krijohen terapi grupore për prindërit e fëmijëve me autizëm dhe të ketë sistem të rregullt referimi, për tu reduktuar punën ilegale e terapistëve të vetë-shpallur, të cilët punojnë pa mbikqyrje profesionale.

  •  Qëndrim ditor për personat me autizëm mbi 18 vjeç

Këtu duhet të përfshihen aktivitete që stimulojnë potencialin e tyre drejt pavarësimit, nëpërmes angazhimit në gjëra praktike.

  • Monitorim sistematik i asistentëve mbështetës

Është e nevojshme që të krijohet një komision profesional dhe etik, për të mbikqyrur asistentët që punojnë me fëmijët brenda sistemit të rregullt edukativo-arsimor në Kosovë, dhe për të rishikuar progreset/sfidat e fëmijëve me autizëm në gjithë procesin.

Pra, sot kemi kohë më shumë të reflektojmë për pabarazitë e përgjithshme, përfshirë pengimin e realizimit të nevojave dhe të drejtave të personave me autizëm.

Youtube

Arkiva

Kategoritë