Mër, Mar 3, 2021
Banner Top
Banner Top
2 mjekë publikojnë videon, ja si duket në vijën e frontit të luftës me koronavirusin

Dy mjekë kanë publikuar pamje brenda në një prej spitaleve të New York-ut, aty ku forcat e bardha vazhdojnë të luftojnë më koronavirusin.

“Çdo ditë ka qenë stresuese”, tha Dr. Matthew Bai, mjek në spitalin Mount Sinai Queens.
“Gjërat ndodhin njëra pas tjetrës, Një pacient vjen brenda, pëson atak kardiak, dhe ne fillojmë punën, ndërkohë nuk kemi kohë për të menduar sepse duhet të kalojmë tek pacienti tjetër”, shton ai më tej.

Ai shton se tashmë të gjithë pacientët ndodhen nëpër dhoma, pasi më parë i vinin edhe në korridore.

Në anën tjetër Dr. Erick Eiting, tregon se si është turni i natës në spitalin Mount Sinai Beth Israel dhe se sa shumë pret “që të bëj ndryshime” në një situatë të tillë.

Dr. Eiting tregon moshat e pacientëve me Covid, që fillojnë nga të rinjtë të moshës 20-vjeçare e deri tek të moshuarit në të 80-tat.

“Unë mendoj se aq sa dhe interesante është akoma dhe më e çuditshme njëkohësisht, se si personat që vijnë me një dhimbje në këmbë rezultojnë pozitivë ndaj Covid-19. Ne po shohim njerëz me të gjitha llojet e simptomave”, shtoi ai.

Ndiqni videot nga dy mjekët:

Arkiva

Kategoritë