Maskat mbrojtëse janë në mungesë jo vetëm në Kosovë por pothuajse në secilin vend që po ballafaqohet me pandeminë COVID-19.
Studentja e Dizajnit të Modës,Stina Morina, ka menduar që të qepë disa maska në mënyrë që t’i shpërndajë ato falas.
“Kam menduar që në një mënyrë ta ndihmojë vendin tim në këtë kohë të keqe dhe për shkak që kemi mungesë të mjeteve mbrojtëse, jam në proces të qepjes së maskave të cilat mendoj t’i dhuroj si formë bamirësie”, është shprehur Morina për portalin Familja Jonë.
Ajo gjithashtu ka shtuar se këto maska janë me material të tillë që mundësojnë që të jenë shumë-përdorimëshe.


