Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Shenjat që tregojnë se prisni binjakë

Jo pak kush adhuron që të sjellë në jetë binjakë. Mirëpo ka edhe shumë të tjerë që dëshirojnë t’i rrisin fëmijët e tyre në kohë të ndryshme.

E megjithatë, dy zemra që rrahin brenda teje janë ndjesia më magjike që mund të përjetoni ndonjëherë.

Më poshtë mund të shihni disa nga të dhënat që tregojnë se mund të jeni shtatzënë me binjakë.

  • Dëgjohen dy rrahje zemre

Ka disa mjete që mund të përdoren për të dëgjuar rrahjet e zemrës gjatë shtatzënisë, duke përfshirë një stetoskop, fetoskop ose monitor Doppler. Një skanim me ultratinguj mund të japë konfirmimin.

Megjithatë, dëgjimi për rrahjet e zemrës mund të jetë i ndërlikuar dhe sigurisht jo i pagabueshëm.

  • Keni shumë të rritur nivelin HCG ose AFP 

Nëse nivelet e këtyre hormoneve janë të larta kemi të drejtë të dyshojmë për një shtatzëni të dyfishtë.

  • Rritet pesha e nënës

Nuk ka dyshim se mbajtja e dy foshnjave ka një ndikim të madh në trupin e një gruaje. Jo vetëm që duke qenë shtatzënë me binjakë gruaja ka gjasa të fitojë më shumë peshë, por mitra e saj do të shtrihet dhe zgjerohet për të akomoduar dy fëmijët.

  • Ndjeni lëvizjet e bebes shumë më herët

Të ndjesh lëvizjet e fetusit herët mund të jetë një tjetër shenjë e binjakeve. Një nga momentet më emocionuese të shtatzënisë është ndjesia e lëvizjes së foshnjës brenda barkut tuaj./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë