Die, Mar 7, 2021
Banner Top
Banner Top
Vlerësimi psikologjik i karakterit të filmit “JOKER”

Shkruar nga Besnik Peci – Psikolog

Joker-i” filmi i cili para se të dilte në kinematë amerikane dhe ato mbarë botërore mori një valë kritikash duke u thënë se rrëfimi i filmit mund te inkurajojë sulme të ngjashme kudo, ai korri një sukses shikueshmëri kudo që u shfaq.
Ngjarjet zhvillohen në 1981 dhe tregohet historia e Arthur Fleck, një komedian i dështuar që gjen shpëtim duke u shndërruar në vrasës në qytetin e Gothamit. Edhe para publikimit të tij,  Warner Bros, është përballur me protesta të familjeve të viktimave që druanin se filmi mund të nxisë dhunë apo sulme të ngjashme.
Shqetësimet për premierën e filmit  ishin  të mëdha, kjo edhe për shkak të vrasjes masive të 2012 në Aurora, të Kolorados, kur në natën e debutimit të The Dark Knight Rises, një tjetër film i Batmanit, u vranë në kinema 12 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.
Në një buletin të përbashkët, FBI dhe departamenti i sigurisë së brendshme, paralajmëruan agjencitë e ruajtjes së rendit që të mbajnë sytë hapur.
“Joker” është një prodhim i Warner Bros që në një deklaratë për shtyp ka thënë më herët se filmi nuk synon që ta shndërrojë këtë karakter në një hero.
Filmi, në të cilin luan Joaquin Phoenix, flet për një klloun të margjinalizuar që kryen një seri vrasjesh. Historia është treguar në mënyrë që të tërheqë simpati për të, thonë shumë kritikë.

Një vlerësim të karakterit të Joker ka bërë edhe psikologu Besnik Peci.
Më poshtë e gjeni shkrimin e tij të plotë
:

JOKER
“Të gjitha qeniet njerëzore kanë tre jetë: publiken, privaten dhe sekreten thoshte G. G. Marquez. Por, kur jemi te Joker, besoj se sjellja e tij ka ngjyra e përmbajtje dhe gjenerohet nga tri jetët që përmend Marquez.

Sjellja e JOKER nuk përshtatet mjeshtërisht në asnjë gjendje psikologjike specifike. Ai thjeshtë është qartë një psikopat. Ai nuk ka ndërgjegje. Ai nuk ka empati për askënd. Ai është agjent i kaosit dhe ju thjesht nuk jeni i sigurt, ai me të vërtetë se di se çfarë po bën apo jo?

Joker asesi mos të shërbej si model, sepse ka dhjetëra mënyra se si të sfidosh paknaqësitë tuaja ndaj vetes, familjes, medieve dhe botës në përgjithësi, vetëm jo mënyrat që përdor JOKER.

E qeshura e JOKER është një sindromë e emocionit intensiv, i njohur si ndikimi pseudobulbar ku individi e humb kontrollin mbi të qeshurat. Kjo është diagnoza fillestare e tij, mirëpo JOKER ka elemente të theksuara të katagelastizmit sepse ai ndjen knaqësi kur tallet me të tjerët dhe ai praktikisht e ka të pamundur për ta njohur apo ndjerë një emocion. Pastaj JOKER ka probleme të theksuara për të shprehur me fjalë gjendjen e tij emocionale e kjo paaftësi e ka akumuluar rezervarin e energjive negative edhe më tutje.

Në fund të vlerësimit të profilit psikologjik të JOKER dëshiroj të potencoj se është pothuajse i pa përmirësueshëm sepse ai manifeston edhe elemente serioze të çrregullimit mendor si misofonia ku është një gjendje në të cilën tingujt normal shkaktojnë acarim si rrejdhojë ai mbetet rezistent ndaj këshillave e udhëzimeve.

Unë mbaj konsideratë për çdo individ pavarësisht situatës, gjendjes apo çrregullimit që e ka, madje aspak nuk kam gjykime në këtë dimension, por të përpiqesh ta realtivizosh dëmin social duke e përdorur artin mendoj se është shkelje e artit, humanizmit dhe jo vetëm.

Dashuria ndaj njeriut nuk duhet të kufizohet vetëm te rastet që kanë nevojë. “E KUSH NUK KA NEVOJË PËR DASHURI”… Dashuria duhet të vije si shiu i cili është i barabartë e i drejtë ndaj tokës aty ku bie! Me raste nuk ja ndiejmë nevojën por kur e marrim dhe ja njohim vlerën e kur nuk e marrim sa shumë të varfëruar jemi.

Psikopatët duan së pari trajtim, dashuria dhe mëshira vijnë menjëherë pas trajtimit sepse kur janë dashur nuk janë dhënë me kohë prandaj tash kanë rol sekondar e terciar.

I inspiruar nga ata që nuk e njohin profilin e psikopatit!
I inspiruar nga ata që pas dëmit të shkaktuar thonë “wow skam besu që ai bon prap gabim”.

Dedikuar të gjitha atyre viktimave dhe familjeve të tyre që kanë pësuar nga psikopatët!”

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë