Die, Mar 7, 2021
Banner Top
Banner Top
15 raste të reja me koronavirus në vendin tonë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se sot 15 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Sot më 13 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 154 mostra të marra nga Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej pesëmbëdhjetë (15) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, nëntë (9) raste nga komuna e Suharekës (sipas vendbanimeve në Semetishtë shtatë (7) raste dhe Vraniq dy (2) raste), tre (3) raste nga Lladovë-Gjilan dhe me nga një (1) rast vendbanimet:Nerodime e epërme-Ferizaj, Banjë-Malishevë dhe Leshak-Leposaviq”, thuhet në njoftim./Familja Jonë

Arkiva

Kategoritë