Mër, Tet 28, 2020
Banner Top
Banner Top
14 mijë e 519 persona të shëruar nga COVID-19 në Kosovë, mbi një mijë raste aktive

Numer i lartë i të infektuarve nga COVID-19 janë shënuar ditëve të fundit në vendet e  Evropës por edhe të rajonit.

Mirëpo, pavarsisht kësaj gjendja në Kosovë mbetet më e qetë, duke marrë parasysh se tash e disa ditë krahasuar me vendet tjera kemi numër më të vogël të rasteve të të infektuarve dhe vdekjeve brenda një dite.

Sipas IKSHPK-së, dje në vend nga 649 mostra vetëm 77 raste kanë rezultuar pozitive, ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë e deri më sot, nga ky virus janë prekur 16 mijë e 502 qytetarë nga 77 mijë e 272 sa kanë qenë të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2..

Numri i të shëruarve ka arritur në 14 mijë e 519 raste, kurse numri i rasteve që mbeten ende aktive në vend është 1 mijë e 333.

Jetën nga ky virus e kanë humbur 650 qytetarë.

Kujtojmë se kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar masa më ekstreme në rast se më dy javët e ardhshme do të kemi rritje të rasteve siç po ndodh në vendet e Evropës dhe rajonit.

Arkiva

Kategoritë