61 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit dhe 119 të tjerë janë shëruar.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, njofton që nga 464 mostra të marra nga ShSKUK, 61 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Rastet pozitive me koronavirus janë nga këto komuna:
“Komuna Prishtinë 19 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Deçan 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Malishevë, Obiliq, Podujevë Skenderaj dhe Suharekë”, njofton IKSHPK-ja.