Die, Mar 7, 2021
Banner Top
Banner Top
11 RASTE ME COVID-19 DHE 2 TË SHËRUAR!

Në vendin tonë janë shënuar 11 raste të reja me koronavirus teksa dy persona janë shëruar.

“Sot më 11 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 196 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe  gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. 

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 11 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Studime e epërme), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren), komuna e Prishtinës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prishtinë) dhe 1 rast me vendbanim në Ferizaj.

Sot më 11 maj 2020, janë shëruar edhe 2 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 657 raste”, thuhet në njoftim./Familja Jonë

Arkiva

Kategoritë