Sat, Feb 22, 2020
Banner Top
10 këshilla se si t’i mbani frutat dhe perimet të freskëta!

Ndonjëherë kur shkoni për të blerë sende ushqimore, ju hedhni gjithçka nga pak në karrocën tuaj. Frutat dhe perimet vazhdojnë të pjeken dhe, për fat të keq, do të detyroheni t’i hedhni për shkak se nuk mund të konsumohen më.

Ruajtja e duhur e ushqimit mund të ju kursejë para dhe të parandalojë që frutat dhe perimet tuaja të shkatërrohen shpejt. Është e rëndësishme që të merrni parasysh klimën e vendit ku jetoni, sepse kjo gjithashtu mund të ndikojë në ushqim. Sa më i lagësht dhe i nxehtë është vendi, aq më e rrezikshme është për disa perime.

Më poshtë gjeni disa këshilla të dobishme se si t’i mbani të freskëta pemët dhe perimet gjatë natës.

1. Nyjet e bananeve mbështillni me fletë plastike ose prej alumini

2. Vendosni qepët në çorapë najloni, lidhni nyjet ndërmjet secilës prej tyre, në mënyrë që të jenë të ndara.

3. Hudhrën vendoseni në vende të errëta me lagështirë të ulët.

4. Majdanozin, basilikun dhe asparagusin: vendoseni në një enë rrjedhëse me ujë dhe lëreni në temperaturë dhome (pa i larë).

5. Mbajini patatet në një vend të errët dhe të ftohtë.

6. Nëse avokadot nuk janë të pjekur, mbuloni ata me gazeta dhe vendosini në një qese letre.

7. Domatet duhet të ruhen në një temperaturë më të lartë se 50ºF për të ruajtur më mirë aromën e tyre.

8. Vendosni kërpudhat (pa u larë) në një qese letre me majdanoz.

9. Luleshtrydhet dezinfektoni me uthull të bardhë.

10. Nëse tashmë e keni prerë limonin, mos e lini gjysmën tjetër të humbasë. Mbështilleni atë me fletë metalike prej alumini ose spërkateni me kripë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon që të konsumojmë rreth 400g fruta dhe perime çdo ditë.

Është e rëndësishme që konsumimi i këtyre ushqimeve të jetë i ndryshëm, sepse ato mbrojnë organizmin nga shumë sëmundje./Familja Jonë

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë