Fri, Sep 20, 2019
Banner Top
10 GJËRA QË DUHET TË DINI PËR AKNET

Shkruar nga: Dr. Shkendije DobrunaDermatologe

1. Aknet janё problem shёndёtsorё kronik tek njё numёr i pacienteve, me bazё gjenetike, e qё inicohen nga hormonet (gjatё pubertetit dhe pas pubertetit), ushqimet, infeksionet, alergjitё, apo edhe dëmtimet dhe çregullimet nё tretje.

2. Aknet nuk mund tё mjekohen vetёm me kremera.

3. Aknet komedonike, miliare dhe pustulose kanё nevojё pёr tretmane.

4. AKNET pustulose, cistike dhe nodulare mbajin qelb nё vete, ato helmojnё.

5. Aknet nodulare dhe cistike kanё nevojё pёr antibiotik (cikёl tё shkurtёr antiqelbёzues) ndonjeherё injektime apo icizione.

6. Aknet nodulare keloide qё lёnё cikatrixe kanё nevojё pёr tableta qё ndalin prodhimin e yndyrёs.

7. Vetёm aknet qё lidhen me problem hormonale reagojnё nё terapi hormonale (Diane, Jasmin).

8. Tё gjitha llojet e akneve duhen tё trajtohen lokalisht me terapi lokale dhe tretmane.

9. Tё gjitha llojet e akneve kanё nevojё pёr kontrollё tё ushqimit.

10. Te njё numёr i pacientёve me akne rezistente nё terapi lokale ёshtё i nevojshёm hulumtimi laboratorik pёr tё identifikuar provokuesit. /Familja Jone

Banner Content

Arkiva

Kategoritë