Die, Tet 25, 2020
Banner Top
Banner Top
1 në 8 meshkuj do të zhvillojë kancer të prostatës gjatë jetës.

1 në 8 meshkuj do të zhvillojë kancer të prostatës gjatë jetës. Burrat e moshuar dhe ata me histori familjare për kancer të prostatës kanë risk më të lartë.

Cilët janë faktorët predispozues për zhvillim të kancerit të prostatës?

Mosha

Kanceri i prostatës prek më shpesh personat mbi 50 vjec dhe risku rritet me kalimin e moshës. Mosha mesatare e diagnostikimit të sëmundjes është 68 deri në 69 vjec. Burrat nën 50 vjeç rrallë preken nga kanceri i prostatës.

Historia familjare dhe gjenetika

Nëse të afërmit tuaj të ngushtë kanë pasur histori familjare me kancer të prostatës apo kancer të gjirit, risku që ju mund të zhvilloni kancer të prostatës është më i lartë. Kjo ndodh për shkak se ju mund të keni trashëguar të njëjtin gjen përgjegjës për zhvillimin e sëmundjes (BRCA1 dhe BRCA2).

Jeni 2,5 herë më shumë i rriskuar nëse babai ose vëllai juaj ka histori me kancer prostate. Dhe ky risk rritet nëse ata e kanë zhvilluar sëmundjen para moshës 60 vjeç ose nëse keni më shumë se 2 të afërm me kancer të prostatës. Po ashtu, risku për zhvillim të sëmundjes rritet nëse nëna dhe motra juaj kanë pasur histori me kancer gjiri.

Megjithatë, edhe pse kanceri i prostatës në disa raste është i trashëgueshëm, të mos pasurit e historisë familjare nuk ju përjashton nga rreziku.

Mbipesha

Pacientët mbipeshë janë më shumë të rriskuar për zhvillim të sëmundjes. Ruajtja e një peshe optimale dhe kujdesi për dietën dhe aktiviteti fizik luajnë rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e kancerit të prostatës.

Çfarë duhet bërë për parandalim?

– Zgjidhni një dietë të shëndetshme, të pasur me perime dhe fruta
– Zgjidhni ushqime të shëndetshme në vend të suplemeteve
– Kryeni aktivitet fizik të paktën 3 herë në javë
– Kujdesuni për peshën tuaj
– Flisni vazhdimisht me mjekun tuaj të familjes për riskun tuaj për kancer të prostatës dhe testet depistuese sipas moshes

Cilët janë testet depistuese për kancerin e prostatës?

Testet depistuese dhe vlera e tyre në diagnostikimin e hershëm të kancerit të prostatës është shumë kontrovers. Studime të shumta kanë studiuar benefitet e mundshme të këtyre testeve, por ende nuk ka një konsensus të përgjithësuar për vlerën e tyre. Disa udhëzues mbi testet depistuese rekomandojnë kryerjen e tyre pas moshës 50 vjeç ose më para në personat me faktorë risku.
Testet depistuese për kancerin e prostatës përfshijnë:

  • – Ekzaminimi rektal (kontrolli daktilik) (DRE)
  • – Testi i PSA-së

Të dy këto ekzaminime të kombinuara, ndihmojnë në identifikimin e kancerit të prostatës në faza të hershme.
Edhe pse debati mbi vlerën e kryerjes së testeve depistuese është ende i hapur, është mirë që risku juaj individual të diskutohet me mjekun, në mënyrë që të përcaktohet protokolli më i vlefshëm i monitorimit për këtë sëmundje.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë