Die, Tet 25, 2020
Banner Top
Banner Top
1 milionë vdekje – OBSH: Virusi mund të goditet!

Tashmë është zyrtare: pandemia e koronavirusit ka marrë mbi një milionë jetë njerëzish nëpër botë, e konfirmuar kjo nga universiteti prestigjioz John Hopkins.

Sipas të njëjtit institucion, vdekjet në SHBA, Indi e Brazil përbëjnë gati gjysmën e totalit. Per me teper, ekspertë theksojnë se ndonëse kjo shifër mund të duket frikësuese, të dhënat e reale të jetëve të humbura ka shumë gjasë të jenë edhe më të larta se kaq. E gjithë kjo vjen 10 muaj pasi koronavirusi u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës.

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës se Kombeve te Bashkuara, António Guterres e përshkroi bilancin e vdekjeve si “agonizues”. OBSH-ja megjithatë u përpoq t`I japë situatës edhe ca doza optimizmi. Zëdhënësja e saj, Margaret Harris tha e se ka ende shpresë. “ Gjëja e vetme pozitive për këtë virus është se ai mund të goditet, është një virusi të cilin mund ta shtypim, nuk është si gripi”, theksoi ajo.

Arkiva

Kategoritë