Mëngjesin e sotëm, është raportuar se një infermiere në Vushtrri e cila ishte e infektuar me Covid- 19 është takuar nga policia mbrëmë në rrugët e qytetit.
Inspektorati Sanitar i Komunës së Vushtrrisë, ka dhënë detaje për gjobën e cila i është shqpituar infermieres në Vushtrri.
“Duke vepruar sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, sot në bazë të Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse, i ka shqiptuar qytetares L.B, punëtore shëndetësore në Prishtinë, gjobë prej 1 mijë euro për shkelje të vendimit për vetizolim pasi e njejta kishte rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe e ka thyer vetizolimin duke dalur në qytet”, thuhet në njofitmin e inspektoratit.
Tutje në njoftim është bërë e ditur se deri tek ndalimi i infermieres nga ana e policisë ka ardhur falë bashkëpunimit të qytetarëve.
“Bashkëpunimi me qytetarët në këtë pandemi është i shkëlqyeshëm, ku edhe deri te rasti në fjalë ka ardhë për shkak të raportimit nga qytetarët. Shtabi Emergjent Komunal fton të gjithë qytetarët që bashkë, duke iu përmbajtur masave të IKSHPK-së të luftojmë përhapjen e pandemisë Covid 19 dhe të ruajmë qytetin e qytetarët tanë”, thuhet në njoftim.
Kallxo.com ka raportuar sot për rastin e infermieres në Vushtrri e cila rrezikoi edhe qytetarët e tjerë, pasi që e infektuar me Covid-19 e njëjta kishte dal në qytet.