Mër, Mar 3, 2021
Banner Top
Banner Top
1 mijë e 586 kosovarë të prekur nga kanceri për një vit

1 mijë e 586 kosovarë janë diagnostikuar me sëmundjen e kancerit përreth një vit, shifër kjo e cila është 3 për qind më e lartë se sa ajo e vitit të kaluar. Ndërkaq mosha mesatare e të prekurve me kancer është rreth 50 vjet.

E mbijetuara nga kanceri në gji, Nafije Latifi e ka hapur shoqatën “Jeta Vita”,  përmes së cilës po i ndihmon gratë e prekura me kancer. Ajo në ditën Botërore Kundër Kancerit ka bërë apel tek të gjitha gratë kosovare që nëse kanë dyshime apo ndonjë ndryshim në organizëm të vizitohen tek mjeku.

“ Unë e di se në çfarë situate kalon një pacient. Synimi jonë me hapjen e organizatës,  ka qenë që me i vetëdijesua gratë. Është mirë të paraqiten te mjeku, duke bërë kontrolle sistematike pasi që paraqitja e hershme është lehtësim në trajtim, cilësi më e mirë e jetës, shpenzime më të pakta ’’, ka thënë ajo.

Ndërsa Drejtori i Institutit Onkologjik, Ilir Kurtishi, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2019 në Kosovë janë regjistruar 1 mijë e 586 raste të reja të kancerit.

Ai shtoi se mjekimi i sëmundjeve malinje bëhet në tri hallka, në mënyrë kirurgjikal, mjekimit onkologjik medikamentoz dhe  mjekimit me rreze, e që të tri këto forma bëhen në Kosovë.

‘’Prej numrit të përgjithshëm të të prekurve me kancer në Kosovë, tek femrat prin kanceri i gjirit derisa tek meshkujt ai i mushkërive, ndërkaq  mosha mesatare e të prekurve, është rreth 50 vjeç.

Klinika e Onkologjisë ka pasur sfida të shumta gjatë vitit 2019, të cilat i ka tejkalu, dhe shpresojmë këtë vit këto sfida të jenë më të lehta, të bëjmë trajtime edhe më të mira, pasi sëmundjet malinje kanë tendencë të rritjes si në çdo vend tjetër’’, ka thënë Kurtishi.

Arben Bislimi, kryetar i shoqatës së onkologëve, tha se një e treta e sëmundjes se kancerit,  mund të parandalohet,  nëse zbulohet me kohë.

Megjithëkëtë,  ai shton se sëmundja e kancerit po parashihet të dyfishohet  në dekadën e tretë të këtij shekulli.

‘’Rreth  9. 6 milion njerëz në botë vdesin çdo vit nga kanceri,  dhe po mendohet që në dekadën e tretë të këtij shekulli ky numër do të dyfishohet. Kanceri është sëmundja e dytë më vdekjeprurëse, por që një e treta e kësaj sëmundje mund  të parandalohet përmes zbulimit të hershëm, shmangien e faktorëve të rrezikut dhe kjo na jep një arsye më shumë për të vepruar, ka thënë Bislimi.

“Tek në  klinikën e onkologjisë është vija e parë që  ballafaqohemi me të sëmurët. Ne do  tu ofrojmë të gjithë pacientëve pa dallim, asistencën tonë njerëzore e profesionale,  pasi së bashku mund të ja dalim’’, ka thënë Bislimi.

Ndryshe Klinika e Onkologjisë tashmë kryen edhe  mjekimin e tumoreve solide adulte nga mosha 16 vjeçare,  me medikamente dhe me rreze./Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë