Mar, Jan 19, 2021
Banner Top
Banner Top
Ҫka tregon ngjyra e urinës për shëndetin tuaj?

Ilaçet, ushqimet dhe gjendja juaj shëndetësore janë vetëm disa nga indikatorët kryesorë të ndryshimit të ngjyrës së urinës suaj. Në raste të caktuara ky ndryshim ngjyre mund të konsiderohet si normal, por nëse ndodh vazhdimisht që ju të keni ngjyrë jo të zakonshme të urinës suaj, atëherë është i nevojshëm konsultimi me urologun.

Problemet kryesore që vë në pah urina, gjegjësisht ngjyra e saj, kanë të bëjë kryesisht me nivelin e hidratimit të trupit tuaj. Por, siç u tha edhe më lart, shpeshtësia e ndryshimit të ngjyrës së urinës sonë varet edhe nga ajo se çfarë hamë, prandaj jo çdo ndryshim i tillë është tregues  i ndonjë problemi serioz në trupin tuaj.

Sipas urologut Kristian Novakovic, urina e ndryshon ngjyrën e saj disa herë në baza ditore, prandaj nuk është se paraqet diçka alarmante. Por, sipas tij, nuk është gabim që të konsultoheni edhe me ekspertët e fushës nëse vërtetë jeni të shqetësuar.

  • Cila është ngjyra “normale” që urina jonë duhet ta ketë?

Përderisa nuk ka ndonjë ngjyrë saktësisht të përcaktuar për urinën tuaj normale, sipas urologëve, ngjyra e urinës duhet të anojë nga e verdha. Por edhe urina e pangjyrë nuk tregon ndonjë problem shëndetësor. Ajo në raste të shpeshta e ka atë ngjyrë për shkak të konsumimit të shpeshtë të ujit.

Të dyja këto ngjyra me të cilat paraqitet urina tregojnë se trupi i juaj është i hidratuar mirë.

  • Urina e verdhë në të errët

Urina e këtillë, që përafërsisht ka ngjyrën e mjaltit, mund të jetë shenjues se trupi juaj nuk ka sasi të mjaftueshme uji (është i dehidratuar).

“Nëse ju jeni i dehidratuar dhe ende nuk vazhdoni të pini ujë mjaftueshëm, ngjyra e urinës suaj do të bëhet çdoherë e më e errët”, shprehet Michael Palese, urolog.

Dehidratimi përveç që shtron nevojën që personi të konsumojë ujë më shumë, ai sjell edhe probleme të tjera që janë jo pak të mundimshme si: lodhje, frymëmarrje jo të mirë, ngërç të muskujve etj.

Pikë së pari, provoni të konsumoni ujë më shumë (diku 1.5 deri në 2 litra në ditë sipas doktorit Novakovic). Nëse kjo nuk ju ndihmon në përmirësimin e gjendjes suaj, është mirë konsultimi më një doktor për ndërmarrjen e hapave të ardhshëm.

Janë edhe disa medikamente që mund të ndikojnë që ngjyra e urinës suaj të jetë më e errët, siç është rasti i phenazopyridines, e cila shpesh rekomandohet nga mjekët për t’i trajtuar infeksionet e trakteve urinare.

  • Urina e kaftë e errët

Ndodh që në disa raste ngjyra e urinës t’i ngjajë kafesë për nga pamja që ajo merr.Për këtë luajnë rol edhe ushqimet që konsumojmë e që lëshojnë në sasi të konsiderueshme të kësaj ngjyre.Ngjyra e kaftë e errët po ashtu mund të tregojë edhe një nivel të lartë dehidratimi të organizmit, nivel ky shumë më serioz sesa kur urina ka ngjyrën e verdhë të errët.

Nëse jeni duke ndjekur ndonjë terapi nga mjeku për këtë problem, ai do ju tregojë se shkaktar për këtë ngjyrë të urinës mund të jetë edhe një sasi e vogël e gjakut që shpërndahet në kanalet urinare. Sipas Novakovic, përveç këtij procesi, në paraqitjen e urinës me ngjyrë të kaftë luajnë rol edhe disa antibiotikë siç janë metronidazoli dhe nitrafurantoini.

Urina që del me ngjyrë të kaftë në të errët mund të jetë shenjë e një problemi serioz në organizëm. Një problem i tillë është edhe funksionimi jo i mirë i mëlçise, prej të cilës edhe del ky problem (ngjyra e urinës).

Janë edhe disa ngjyra të tjera me të cilat paraqitet urina, siç janë e kuqja dhe kaltra ose e gjelbra, ngjyra  këto që tregojnë një problem më të madh i cili është i njëjtë me atë çka u tha më lart, por manifestohet në nivele më të larta dhe serioze.

Arkiva

Kategoritë